Vendimi i Qeverisë së Kosovës për naftën s’po aplikohet, naftëtarët thonë se nuk e kanë pranuar ende vendimin, populli po varfërohet!

Qeveria e Kosovës ka miratuar udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të derivateve të naftës dhe karburanteve të ripërtëritshme si dhe masave tjera mbrojtëse.
Me këtë vendim parashihej se fitimi i lejuar do të jetë dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë, ndërsa 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë.
Por, vendimi i Qeverisë ka mbetur vetëm në sirtare ngase nuk ka patur asnjë lëvizje që do të ulte çmimin e derivateve në vend. Naftëtarët thonë se ende nuk e kanë pranuar vendimin e Qeverisë Kurti.
Indeksonline ka kontaktuar Fadil Berjanin e naftëtarëve i cili ka konfirmuar se nuk kanë pranuar ende vendimin e Qeverisë.
Por, Berjani ka thënë se edhe pasi ta pranojnë vendimin, do të ulen të bisedojnë me kompanitë që tregtojnë naftën në vend nga ku do nxjerret një konkluzion. “
Ne ende nuk e kemi pranuar vendimin nga Qeveria. Si dhe ende nuk e kemi mbajtur takimin me perfaqesues te kompanive qe tregtojne me Nafte ne Kosove, dhe per kete nuk mund te deklarohem” ka thënë Berjani për Indeksonline.
Çmimi i naftës dhe benzinës ne vend vazhdon të sillet rreth 1.90 për litër, gjë e cila po dëmton në masë të madhe qytetarët dhe bizneset./Indeksonline/