Daut Haradinaj në 2-vjetorin e ngritjes së aktakuzës ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve: Besoj në pastërtinë e luftës tonë për liri

Sot janë bërë dy vite nga ngritja e aktakuzës për ish-presidentin, Hashim Thaçi. Ka qenë Daut Haradinaj i cili përmes profilit të tij në Facebook ka kujtuar Thaçin dhe të akuzuarit e tjerë në Hagë.
Haradinaj tha se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës tonë të drejtë për liri.
Shkrimi i plotë:
Sot mbushen dy vjet nga ngritja e aktakuzës ndaj Presidentit Thaçi dhe shokëve tjerë!
Vazhdoj të besoj fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe pastërtinë e luftës tonë të drejtë për liri.
Ju presim fitimtarë!