75 Mall Live Search
17:01 / E Premte, 24 Qershor 2022 / Gj. Sh

Lakers nënshkruan me djemtë e legjendave të NBA-së

Klubi basketbollistik Los Angeles Lakers, ka nënshkruar marrëveshje me djemtë e dy legjendave të NBA-së, Shaquille O’Neal dhe Scottie Pippen.

Djemtë e të dy legjendave të NBA-së, Shareef O’Neal dhe Scotty Pippen Jr. nënshkruan marrëveshje me La Lakers, dhe do të jenë pjesë e skuadrës gjatë kampionatit veror, transmeton Indeksonline.

Sipas raportimeve, O’Neal nënshkroi për të luajtur për Lakers në skuadrën e tyre të NBA Summer League. Ndërkohë, Pippen Jr. nënshkroi një marrëveshje të dyanshme, që do të thotë se ai do të luajë gjithashtu në listën e verës me O’Neal, por më pas do të ketë një mundësi për të hyrë në skuadrën aktuale të sezonit të rregullt./Indeksonline/