75 Mall Live Search
23:16 / E Premte, 24 Qershor 2022 / Gj. Sh

PSG arrin marrëveshje me Nice për Christophe Galtier

Paris Saint-Germain raportohet se ka arritur marrëveshje me Nice për të nënshkruar me Chrisatophe Galtier si trajner të ri.

Dy klubet kanë arritur marrëveshje në vlerë nën 10 milionë euro.

Pasi u refuzuan nga Zinedine Zidane, i cili besohet se dëshiron ta drejtojë kombëtaren franceze, gjigantët e Ligue 1 e kanë kthyer vëmendjen te tekniku i Nice.

Ashtu siç ndodh gjithmonë me PSG duke falënderuar edhe anën financiere, duket se ata e kanë arritur qëllimin e tyre, me Le Parisien që raporton se kjo lëvizje do ju kushtojë atyre më pak se 10 milionë euro.