Bytyqi: Dikur Vetëvendosjes iu gjenin molotovë e gurë kurse sot 50 mijë euro

Deputetja e AAK—së, Albana Bytyqi ka ironizuar pas raportimit se deputetittë VV-së, Mirsad Shkreta i janë vjedhur 50 mijë euro të padeklaruara në shtëpi, për të cilat vetë deputeti ka thënë se një pjesë ishin e baxhanakut të tij.
Ajo ka thënë se Lëvivjes Vetëvendosje dikur iu gjenin gurë e motolovë, e sot poi u gjinden 50 mijë euro.
Bytyqi e pyeti kryeministrin, Albin Kurti se qysh i ka pasanikët.
Postimi:
Çfarë jetë e çuditshme 😀
Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH.
Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët