75 Mall Live Search
08:54 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Arrestohet një furnizues malli në Fushë Kosovë, përfitoi rreth 9 mijë euro

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin se ka marrë rreth 9 mijë euro nga një firmë, por të njëjtën nuk e ka furnizuar me mall në vlerë të shumës.

Rastin në polici e ka njoftuar një kontabilist i firmës.

I dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull kosovar kontabilist në një firmë ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar rreth 9000 €  për furnizim me mall por i njëjti një kohë të gjatë nuk e ka dorëzuar mallin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.