Ekipi Olimpik i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Mesdhetare

Me parakalimin e sportistëve në stadiumin e Oranit në Algjeri, edhe zyrtarisht janë hapur Lojërat Olimpike Mesdhetare, raporton Indeksonline,
Në cermoninë hapëse nuk mungoi edhe flamuri i Kosovës.

Para 50 mijë tifozëve, mundësi Egzon Shala dhe karateistja Fortesa Orana, e bartën flamurin e Kosovës.

Ekipi olimpik i Kosovës ka disa ditë që ka udhëtuar për Algjeri, dhe janë vendosur në fshatin mesdhetar të Lojërave Olimpike./Indeksonline/
