75 Mall Live Search
09:27 / E Diele, 26 Qershor 2022 / MSH

Gjakovari zë katër hajna duke vjedhur në shtëpinë e tij

Një ankues në Gjakovë ka raportuar në polici se i kishte vënë re katër persona duke vjedhur në shtëpinë e tij.

Ai kishte arritur të identifikojë njërin nga të dyyshuarit, të cilin e kishte kapur dhe tentuar ta ndalojë.

Ky i fundit, sipas policisë, e ka sulmuar pronarin e shtëpisë dhe është larguar bashkë me të dyshuarit e tjerë.

“Më pas i dyshuari i identifikuar arrestohet dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje, ndërsa tre (3) personat e tjerë gjenden në arrati” thuhet në njoftimin e policisë.