75 Mall Live Search
09:36 / E Diele, 26 Qershor 2022 / LB

Po drejtonte traktorin, aksidentohet një person në Vushtrri

Një person ka pësuar aksident trafiku përderisa ishte duke drejtuar traktorin në fshatin Miraq të Vushtrrisë.

Nga pakujdesia burri ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Ai është lënduar dhe është dërguar në spitalin e Mitrovicës për trajtim mjeksorë.

Njoftimi:

Fsh. Miraq, Vushtrri 25.06.2022-16:30.  Një mashkull kosovar,  derisa ka qenë duke drejtuar traktorin, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar  në trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.