Njihuni me Edona Thaqin, kosovaren që punon në NBA, u prit në takim edhe nga kryeministri Kurti

Edona Thaqi është emri i fundit që do të përfaqësoj Kosovën në basketboll. Vajza e lindur dhe e rritur në Amerikë ka dy prindërit nga Kosova dhe asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e saj. Edona tashmë është kosovarja e parë e punësuar në NBA.
Para pak muajsh, ajo është emëruar si transmetuese në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Një jetë të tërë ia ka kushtuar basketbollit, para se të diplomonte në Universitet dhe më pas të merrte një punë të çmuar.

As dy operacione në dy gjunjët e saj nuk e ndaluan atë të ndekë ëndrrat e saj. Basketbollistja e Fordham University në SHBA ishte befasuar kur javë më parë mori një ftesë nga Kosova. Pa u hamendur fare, Edona pranoi ftesën dhe më pas la të gjitha obligimet e saj në Amerikë për tu bashkuar me përfaqësuesen e Kosovës.

Thaçi do të udhëtojë me Kosovën sot pas mesnate për në Qipro ku pritet të debutoj për ndeshjet e Kampionatit Evropian të shteteve të vogla.
Edona Thaqi së fundi është pritur edhe nga kryeministri Kurti në takim. Ai ka çmuar ardhjen e Edonës për të luajtur për Kosovën ndërsa i ka uruar vashave tona suksese në garën në Qipro.




