Pas transferimit në Turqi, Veliu flet për pagën tek Gaziantep

Futbollisti i sapotransferuar në Turqi tek klubi Gaziantepspo Valmir Veliu, në një intervistë ekskluzive në emisionin Sports Show në Klan Kosova ka folur edhe rreth pagës së tij.
Në pyetjen e gazetarit Emanuell Syla, se sa do të jetë paga e tij tek klubi turk?, Veliu tha se ky është sekret.
“Jo, kjo është sekrete mes meje dhe klubit” – tha Veliu.
Veliu tha se në fillim do të kërkojë që të përshtatet në klub për ta ndihmuar atë që të jetë në objektivat e tij.
“Besoj që në fillim do të jetë pak e vështirë derisa sa të përshtatem në ekip. Pastaj si të përshtatem do të stërvis që ta ndihmojë klubin që të jetë në objektivat e veta”- tha ai.
Ish-futbollisti i Llapit njoftoi se kontrata e tij me Gaziantepspor do të jetë trevjeçare.
“Po, më kanë pritur mirë. Sot iu kam bashkuar ekipit sepse dje vetëm e kam nënshkruar kontratën. Sot jemi duke shkuar në kamp me ekipin. Kontrata është nënshkruar për tre vite”- theksoi ish-futbollisti llapjan.
Transferi i Valmir Veliut në Turqi, do të jetë një ndër transferet më të shtrenjta të Superligës.
Vlera e tij kap shumën e 160 mijë eurove.