75 Mall Live Search
23:30 / E Diele, 26 Qershor 2022 / AR

Pasi u lëndua në koncert, Noizy “tallet” me Stresin

Ditën e sotme ka bërë bujë një video, ku shihet se reperi Stresi e godet hekurin me kokë teksa ngjitet në skenë.

Pasi u komentua nga shumë fytyra publike, edhe Noizy i bëri një replikë të fortë, shkruan Indeksonline.

Ai e ripostoi këtë moment të sikletshëm të Stresit duke shkruar: Kët ky e boni kastile.

Këtë replikë Stresi e mori me sportivitet duke e ripostuar ku ka shkruar: Kujdes hunden bruda./Indeksonline/