75 Mall Live Search
21:02 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shkoi në shtrat me një të panjohur, gruaja hedh në gjyq hotelin për këtë arsye

Një gjykatë në Gjermani po përballet me një rast aspak të zakontë. Bëhet fjalë për një grua, e cili ka paditur hotelin sepse nuk i jep emrin e djalit me të cilin, ajo ka fjetur nëntë muaj më parë.

Arsyeja që ajo e kërkon është sepse atë natë mbeti shtatzënë. Fëmija që solli në jetë quhet Joel, por ai nuk ka baba sepse hoteli nuk pranon të jap emrin sepse kjo quhet shkelje e privasisë.

Ajo mban mend vetëm se emri i tij ishte Michael, por punonjësit e hotelit thonë se atë natë janë regjistruar katër persona me të njëjtin emër.

Por shumica e meshkujve nuk japin emrin e tyre të vërtetë, kur regjistrohen në hotel.

Gjykata nuk ka marrë asnjë masë ndëshkimore ndaj hotelit, ndërsa gruas i ka thënë vetëm se me të tilla detaje duhet bërë shumë kujdes.