Dy të vdekur dhe dhjetëra të lënduar nga sulmi mbi civilët në Ukrainë

Të paktën dy persona janë konfirmuar se kanë vdekur deri më tani dhe 20 të tjerë të plagosur rëndë nga një sulm me raketa në një qendër tregtare në Kremenchuk, në rajonin Poltava të Ukrainës.
“Rusia vazhdon të vendosë pafuqinë e saj tek qytetarët e thjeshtë. Të shpresosh në adekuitet dhe humanizëm nga ana e saj është e kotë”, u shpreh Zelensky në Facebook.
Zelensky publikoi pamje në rrjetet sociale të tij ku shihet një ndërtesë e cila është dëmtuar rëndë.
Presidenti ukrainas tha se Rusia kreu sulmin me raketa, derisa më shumë se 1,000 njerëz ishin në ndërtesë, shkruan BBC.
