Podujeva me pishinë gjysmë-olimpike, të enjten vendoset

Sot është mbajtur mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Kuvendin e Podujevës, ku është caktuar seanca e rregullt e Kuvendit Komunal.
Në këtë seancë janë vendosur katër pika të rendit të ditës, kurse dy të tjera janë rekomandime për KPF-në.
Këshilltarët komunalë dhe ekzekutivi do të diskutojnë edhe për një pikë tjetër. Bëhet fjalë për një pishinë gjysmë-olimpike.
“1. Propozim vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike në Podujevë”, është pika që do të diskutohet.
Mbledhja e kuvendit komunal do të mbahet ditën e enjte.