Kreu i AKI-së raporton para deputetëve

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, ka filluar raportimin e tij në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Nuk është bërë e ditur arsyeja e këtij raportimi, ndërkohë mediat janë lejuar vetëm në fillim të marrin pamje, transmeton IndeksOnline.
Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu e PDK-së pritet të mbajë konferencë për media pas përfundimit të këtij raportimi.
Edhe në të kaluarën, raportimet e krerëve të AKI-së kanë qenë me dyer të mbyllura për gazetarë./IndeksOnlie/