“Siptari, Rusia…”, Vuçiq GËNJEU se serbët u sollën mirë në Vidovdan

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka komentuar ceremoninë e djeshme të shënimit të Vidovdanit, të mbajtur në afërsi të Obiliqit.
Qindra serbë, shumica të ardhur me autobusë nga Serbia dhe Mali i Zi, provokuan Republikën e Kosovës, ndonëse presidenti Vuçiq i cilësoi sjelljet e tyre si “mbrojtje të qytetërimit dhe kulturës”.
Vuçiq deklaroi se në Vidovdan, “paraardhësit tanë në Fushë Kosovë mbrojtën qytetërimin dhe kulturën, vlerat evropiane dhe sigurisht serbe, rroftë uniteti i popullit serb”, tha ai.
“Fanella nacionaliste me fotografi të Sheshelit, Millosheviqit, Ratko Mlladiqit, Putinit…”, ishin disa prej provokimeve. Po ashtu, edhe fjalët ofenduese si “Siptari”, ishin në gojën e serbëve drejtuar forcave policore të Kosovës.
Indeksonline ka ‘kapur’ disa nga momentet e kësaj ngjarje.
Kujtojmë se në ceremonisë, patriarku serb, Porfirije mbajti liturgjinë kryesore.
“Kështu princi i shenjtë Lazari doli në fushën e Kosovës me ushtrinë e tij për të sakrifikuar veten për atë që jemi sot, populli serb, populli që kremton Krishtin Shpëtimtar, populli që kremton atë besim, atë kryqin e nderuar dhe lirinë e artë për të cilën luftoi princi Lazar dhe ushtria e tij”, tha ai. /Indeksonline/