Milani sot zyrtarizon katër marrëveshje

Milani nga sot fillon një epokë të re me pronarët e rinj që e blenë klubin muajin e kaluar.
Gjatë ditës së sotme në zyrat e Ac Milan pritet të nënshkruhen katër kontrata të reja, shkruan Indeksonline.
Fillimish, Maldini dhe Massara do të vazhdojnë kontratat e tyre. Dyshja është cilësuar si jetike për suksesin e Milanit në Serie A.
Rosonerët gjithashtu do të nënshkruajnë marrëveshje me kompaninë Puma. Kampionët e Serie A do të përfitojnë rreth 35 milionë euro në sezon nga gjiganti i veshjeve sportive.
Gjatë ditës pritet edhe nënshkrimi me sulmuesin Divock Origi i cili u transferua nga Liverpooli me parametra zero. /IndeksOnline/