75 Mall Live Search
15:31 / E Enjte, 30 Qershor 2022 / LB

Gjashtë të lënduar nga aksidenti ku u përfshi autoambulanca në Gjakovë

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në paralagjen Dardania (Piskotë) të Gjakovës.

Në këtë aksident është përfshirë autoambulana dhe një veturë e tipit Golf.

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 6 persona.

“Sot me datën 30.06.2022 rreth orës 12:05, është pranuar informacion për një aksident trafiku në lagjen ‘Dardania’ në Gjakovë në mes të një autoambulance dhe një veture. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, 6 persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.