Nis ceremonia e kremtimit të përvjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, krerët e shtetit festojnë!

Për nder të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës sonte është organizuar një festë në ambientet e Ambasadë Amerikane në Prishtinë.
Të ftuar kanë qenë edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Presidentja Vjosa Osmani ishte e shoqëruar me bashkëshortin, Prindonin. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është parë në shoqëri të gruas së tij,Ritës. Në festë ishte i pranishëm edhe kryeparlamentari, Galuk Konjufca.
Kurti e Rita u panë duke u përshëndetuar me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
IndeksOnline ju sjell pamjet:



