Monza interesohet për Mauro Icardin

Ekipi më i ri në Serie A, AC Monza, kanë shfaqur interesim për sulmuesin e PSG-së, Mauro Icardi.
Gazetari Fabrizio Romano, ka raportuar se CEO i Monzas, Adriano Galliani, ka kontaktuar me Wanda Nara për të pyetur rreth situatës së Icardit, transmeton Indeksonline.
Një marrëveshje e tillë është e komplikuar pasi ende nuk ka kontakte mes Monzas dhe PSG-së.
Momentalisht nuk ka asnjë përgjigje as nga ana e argjentinasit.
Icardi e njeh shumë mirë kampionatin italian, pasi për gjashtë vite ka qenë lojtar i Interit, ku në 209 paraqitja ka shënuar 121 gola në të gjitha garat./Indeksonline/