75 Mall Live Search
21:13 / E Shtunë, 02 Korrik 2022 / OSH

Nënkryetari Zogaj për vizitë në Francë, sjell një përvojë të rëndësishme nga Opera

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj po qëndron për vizitë zyrtare në Francë.

Mes disa takimeve të rëndësishme, Zogaj ka qëndruar edhe në operën e Lille.

Ai ka parë nga afër se si funksionin ky institucion për te sjellur përvoja të ngjashme edhe në Prishtinë. I pranishëm ishte edhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku.

Para pak javësh, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka vendosur me 37 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, lokacionin e ndërtimit të Teatrit të Operas dhe Baletit. Komuna e Prishtinës është e vendosur që këtë institucion ta ngrisë në nivele të larta, për çka Zogaj pritet të sjellë nga Franca përvoja të reja./Indeksonline/