75 Mall Live Search
11:56 / E Diele, 03 Korrik 2022 / Gj. Sh

Kjo është kontrata e Galtier me PSG-në

Christophe Gaitler shumë shpejt pritet të zyrtarizohet si trajner i ri i PSG-së.

Emri i tij është përfolur shumë javët e fundit, ndërsa java e ardhëshme duket se do të jetë përfundimtare për zyrtarizimin e tij te PSG.

Gazeta franceze L’Equipe, ka raportuar se Galtier do të zyrtarizohet në fillim të javës së re, dhe do të henën mund ta mbaj seancën e parë stërvitore me ekipin pasi disa lojtarë kthehn nga parasezona, transmeton Indeksonline.

Galtier pritet të nënshkruaj kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit me skuadrën e PSG-së.

Prezantimi zyrtar dhe konferenca prezantuese për shtyp e 55-vjeçarit pritet të bëhet të martën ose të mërkurën.

Galiter fitoi kampionatin francez me skuadrën e Lille në sezonin 2020/2021, ndërsa në sezonin e fundit ishte trajner i skuadrës së Nice./Indeksonline/