Rruga e përuruar dje në Shqipëri, ja sa e shkurton udhëtimin nga Kosova për në Sarandë

Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e udhëtimit drejt Sarandës, është hapur dje.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ruzhdi Kurtishaj njofton se për 45 minuta shkurtohet udhëtimi drejt Sarandës, nga Kosova.
“Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare”, shkruan Kurtishaj, raporton Indeksonline.
Postimi i plotë:
Ka kohë që mendoja dhe punoja shumë për turizmin Shqipfolës që një ditë Saranda dhe Ksamili të jenë shumë afër Prizrenit e Prishtinës, dhe kjo u arrit falë punës së madhe të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Edi Rama që me një menyrë apo tjetrën po na bashkon të gjithë Shqiptarëve.
Me pak fjalë Urime hapja e tunelit të Sarandës.
Hapja për qarkullim e kësaj rruge tëre dhe e shumëpritur kombëtare Kardhiq-Delvinë së bashku me tunelin, shkurton me 45 minuta udhëtimin drejt Sarandës duke rritur sigurinë rrugore si edhe ofruar një tjetër spektakël të natyrës shqiptare!
Udhëtoni me Sharr Travel çdo natë për Sarandë dhe Ksamil me super komoditet e VIP Busa…
Faleminderit kryeministër Rama, që na bere Saranden e Ksamilin shumë afër Prishtinës!