Blerta Deliu-Kodra darkë me Vlora Dumoshin për festat e fundvitit (Foto)
Edhe pse jemi mësuar ta shohim në Kuvendin e Republikës së Kosovës, pak kush e di që Blerta Deliu është aktore me profesion. E duke qenë se festat e fundvitit po ofrojnë, ajo ka darkuar me shoqet e saj, gjithashtu artiste, shkruan Indeksonline.
Në mesin e këtyre artisteve janë edhe aktorja Arbnesha Grabovci Nixha e piktorja Zake Prelvukaj. Ndërsa ajo që bie në sy është edhe ish-shefja e kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi. Gjithsesi miqësia dhe arti nuk kanë të bëjnë me politikë./Indeksonline/