Gjithçka e mundur, Ronaldo po diskuton me Barcelonën

Cristiano Ronaldo mund të vesh fanellën e njërës nga skuadrat më rivale në karrierën e tij.
Ylli portugez gjatë verës mund të bashkohet me skuadrën e Barcelonës, shkruan Indeksonline.
Sipa gazetës spanjolle AS, menaxheri i sulmuesit të Manchesterit, Jorge Mendes është takuar të hënën me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.
Në tavolinë ishin disa emra si Ruben Neves, Rafa Leao dhe Bernardo Silva, por edhe ai i Cristiano Ronaldos.
Presidenti i Barçës dhe agjenti i Ronaldos diskutuan mundësitë që të ekzistoj një mënyrë që ish-lojtari i Real Madridit të mund të ulet në radhët e Barçës këtë verë.
Mendes dhe Laporta hëngrën darkë me Cristianon që ishte pjesë e diskutimit. /IndeksOnline/