75 Mall Live Search
12:35 / E Martë, 05 Korrik 2022 / AR

Haradinaj: Beteja për bukën është interes strategjik për vendin

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar bujqit e fermerët për nisjen e sezonit të korrje – shirjeve.

Haradinaj shkruan se beteja për bukën është interes strategjik për vendin, raporton Indeksonline.

“Beteja për bukën është interes strategjik për vendin. Çdo kokërr gruri për hambaret e Kosovës, është detyrë fisnike. I uroj bujqit e fermerët për nisjen e sezonit të korrje – shirjeve duke i siguruar se gjithmonë do të jem afër dhe avokues për të drejtat e tyre”, ka shkruar ai.