75 Mall Live Search
18:51 / E Martë, 05 Korrik 2022 / OSH

Stuhia kalon nëpër Kosovë, nga e premtja temperaturat bien për 10 gradë

Prishtina Weather bën të ditur se sot kaloi një stuhi nëpër Kosovë duke sjellë të reshura dhe bubullima. Temperatura maksimale për sot arriti më 33.7 gradë Celcius. Prej të premtes pritet rënie drastike e temperaturave.

Ky është njoftimi i plotë:

Jo shumë nxehtë ditën e mërkurë, me shi e bubullima.

Të premten më freskët dhe me reshje më të shumta shiu.

5.07.2022 – Mot i nxehtë mbretëroj edhe ditën e sotme mbi vendin tonë. Megjithëse në aeroportin e Prishtinës, temperatura maksimale kapi vlera deri në 33C, në stacionin personal u regjistrua edhe temperatura më e lartë për këtë vit prej 33.7C.

Edhe siç kishte qenë e parashikuar orëve të pasdites rrebeshe e bubullima filluan të zhvillohen anë e mbanë vendit, derisa stuhi më të fuqishme me erë e breshër kaluan nga Llapi, dhe disa pjesë të vendit.