Një botë pa teknologjinë ‘VAR’ , shikoni çka bën portieri [Video]
Futbolli jo më kot është loja më popullore në botë. Që në vegjëli, djemtë grupohen sipas njohjeve, për të luajtur shpesh ata të një pallati kundër një tjetri, apo një lagjeje kundër një tjetre.
Ajo që të bën për të qeshur është fakti se, në të tilla kushte sistemi i videoasistencës arbitrale, “VAR”, nuk do të funksiononte edhe sikur t’ua bënte dikush dhuratë. Privilegjin për këtë teknologji nuk mund ta ketë shumëkush, për shkak të kostove të mëdha financiare për implementimin e tij.
Ndërsa në një ndeshje të tillë, “VAR”-i del “pozicion jashtë loje” jo prej financave, por për shkak të mungesës së një rregulloreje të mirëfilltë. Shikoni gafën e portierit, për të kuptuar më shumë. /IndeksOnline/
Don’t Say Anything, Just Retweet, Only If You See It…?? pic.twitter.com/w6WqutVG5R
— Tunechi (@DwayneTunechiWe) December 2, 2017