75 Mall Live Search
19:09 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / Gj. Sh

Amir Rrahmani i rikthehet stërvitjeve te Ramiz Sadiku

Amir Rrahmani ka vizituar klubin e Ramiz Sadikut, ku edhe ka shfrytëzuar mundësinë që të stërvitet. 

Kapiteni i Kosovës u takua me futbollistët e rinjë të shkollës së futbollit dhe stërviti individualisht në fushë, shkruan Gazeta Olle.

Kujtojmë se mbrojtësi i Napolit ishte produkt i skuadrës nga kryqyteti dhe shpeshherë e viziton klubin ku u zhvillua si futbollist.

Njoftimi i plotë nga KF Ramiz Sadiku: 

Amir Rrahmani , i rikthehet stërvitjeve në KF Ramiz Sadiku!

Sot KF Ramiz Sadikun e vizitoj Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani ku u takua me futbollistët e rinjë të Shkollës së Futbollit si dhe stërviti individualisht në fushën ku ishte vet futbollist i ri e deri në Ekipën e parë.

KF Ramiz Sadiku, Klubi i shumë yjeve…

/Gazeta Olle/