22:00 / E Mërkurë, 06 Korrik 2022 / AR

Çfarë raporti ka me Jasminën? Ardian Bujupi shuan kureshtjen e madhe

Që kur nisi xhirimet e klipit të këngës “Tranova”, Ardian Bujupi u përfol për një lidhje të mundshme me Jasminen ( e cila ishte protagoniste në klip).

Mirëpo, sot vendosi t’i shuaj të gjitha dyshimet, shkruan Indeksonline.

Në një intervistë për “Pushime On Top” ai tha se Jasmina është shoqja e tij.

 “Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. C’ka ndodh në jetën personale mbetet personale”, duke mos zbuluar asgjë më shumë./Indeksonline/