Aksioni i Policisë në Shtërpcë, Prokuroria jep detajet e fundit

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për aksionin në Shtërpcë.
Njoftimi i plotë:
Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës, sot, është duke zhvilluar një aksion në Shtërpcë, përkatësisht, janë duke u bastisur katër (4) lokacione të ndryshme, si dhe është duke u bërë largimi i kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.
Lidhur me këtë aksion, persona të arrestuar për momentin ende nuk ka.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera rreth këtij aksioni./Indeksonline/