Kualifikimet në Ligën e Konferencës/Shkëndija shënon fitore solide, Laçi barazon në shtëpi

Në kuadër të kualifikimeve drejt Ligës së Konferencës edhe skuadrat si Shkëndija e Laçi u paraqitën sot në fushë.
Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkëndija, e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën në Ligën e Konferencës, duke shënuar fitore solide me rezultat 2:0 kundër skuadrës Ararat Yerevan.
Dy golat e fitores për skuadrën e Shkëndijës i shënuan Adenis Shala (minuta e 21’) dhe Valmir Nafiu (minuta e 45’), përcjell KosovaPress.
Ndërkaq, skuadra nga Shqipëria, Laçi, nuk arriti të sigurojë më shumë se një barazim si vendase kundër Iskras.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “Elbasan Arena” asnjëra skuadër nuk arriti ta gjej golin në ndeshje, dhe rezultati final tregon 0:0.
Pas rezultateve të sotme, ndeshjet e kthimit për Shkëndijën dhe Laçin do të zhvillohen më 14 korrik, ku të dy skuadrat do të jenë në rolin e mysafirit, kundër Ararat Yerevan, respektivisht kundër Iskras.