75 Mall Live Search
08:01 / E Premte, 08 Korrik 2022 / OSH

Mblidhet G20, merr pjesë edhe Rusia

Ministrat e Jashtëm të G20 po marrin pjesë në një samit të përbashkët në ishullin indonezian Bali, mes tensioneve mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ishte i pranishëm, pavarësisht kundërshtimeve nga udhëheqësit perëndimorë dhe japonezë. Ministri i Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi, nuk mori pjesë në pritje, në shenjë proteste ndaj pranisë së Lavrov.

Megjithatë, Ministria e Jashtme ruse tha se Lavrov do të largohej nga takimi herët, pasi të zhvillonte bisedime dypalëshe dhe t’i drejtohej shtypit.

Ministri i Jashtëm indonezian, Retno Marsudi, bëri thirrje për një fund të negociuar të luftës në Ukrainë, raporton DW.