75 Mall Live Search
11:00 / E Premte, 08 Korrik 2022 / B O

Vdes Shinzo Abe, ish-kryeministri që u plagos nga një ish-ushtarak

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe ka vdekur. Lajmi sapo është dhënë nga mediat japoneze.

Spitali ku po trajtohej Abe ka njoftuar se ish-kryeministri nuk ka arritur të mbijetojë sulmin e sotëm.

Vrasësi i 67 vjeçarit është arrestuar. Bëhet fjalë për një ish-ushtarak japonez që nuk ka patur asgjë personale me Aben të cilin e ka qëlluar për vdekje./Indeksonline/