75 Mall Live Search
17:11 / E Premte, 08 Korrik 2022 / MSH

Hovenier dhe ambasadori Zemaj takohen për të diskutuar thellimin e marrëdhënieve Kosovë-ShBA

Përfaqësuesi i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, Astrit Zemaj, u takua sot me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier.

Lajmin e ka bërë të ditur Hovenier, duke postuar një fotografi të përbashkët me Zemajn dhe duke bërë të ditur natyrën e takimit.

“Kënaqësi të takoj mikun tim, ambasadorin Astrit Zemaj, përfaqësues i Republikës së Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, në Bruksel, pas vizitës në Këshillin e NATO-s. E mrekullueshme të takohemi dhe të përtërijmë punën e përbashkët gjatë shumë viteve, për të forcuar marrëdhënien ShBA-Kosovë”, shkruajti Hovenier në Twitter.