75 Mall Live Search
19:37 / E Premte, 08 Korrik 2022 / MSH

Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri

Në Shqipëri është rritur sërish çmimi i naftës.

Bordi i Transparencës ka vendosur këtë të premte që çmimi i naftës të jetë 240 lekë/litri, ose rreth 2.05 euro, me një rritje prej 5 lekësh nga një ditë më parë.

Ndërsa çmimi i benzinës do të jetë 233 lekë/litri, ose 1.97 euro, me një rrije prej 6 lekësh.

Çmimi i gazit nuk ka ndryshuar dhe do të shitet 81 lekë litri, ose rreth 0.68 euro.

Çmimet e caktuara nga bordi do të hynë në fuqi sot nga ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.