75 Mall Live Search
09:37 / E Shtunë, 09 Korrik 2022 / A. M.

Don Lush Gjergji shkon për Bajram te Tërnava: Kemi nevojë për më shumë vlera dhe virtyte

Myftiu, Naim Tërnava, për festën e Kurban Bajramit në Bashkësinë Islame të Kosovës ka pritur përfaqësuesin e Ipeshkvisë të Kosovës, Don Lush Gjergjin.

Don Lush Gjergji uroi të gjithë besimtarët myslimanë për festën.

“Dashtë Zoti të kemi më shumë festime. Jemi këtu për festën e Bajramit të Vogël për të shprehur urimet e përbashkëta. Që të përforcohet bashkimi, afrimi dhe kërkimi i vlerave dhe virtyteve që kemi më shumë nevojë se kurrë”, tha ai.