75 Mall Live Search
08:46 / E Diele, 10 Korrik 2022 / LB

Mitrovicë, shkoi për ta marrë vajzën dhunohet nga ish-burri

Një femër ka raportuar në polici se ishte sulmuar fizikisht nga ish-burri i saj në banesën e këtij të fundit. Ngjarja kishte ndodhur në Mitrovicë të martën e 5 korrikut, po ajo rastin e kishte raportuar pas katër ditësh.

Viktima kishte shkuar në banesën e ish-burrit për të marrë vajzën që e kishte nga bashkëjetesa me të dyshuarin për ta dërguar te mjeku.

Sipas viktimës, ajo nga i dyshuari pa vullnetin e saj ishte mbajtur në banesë i cili ja kishte maltretuar edhe vajzën.

I dyshuari nuk është hasur nga policia, në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti “Lëndim i lehtë trupor dhe “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe vazhdon të hetohet.