Pique kërkon paqe me Shakirën

Drama mes Shakirës dhe Pique duket se ka marrë një tjetër rrjedhë.
Lajmet e fundit zbulojnë se Pique ka ndërprerë lidhjen me kamarieren e re.
Ylli i Barcelonës tani me sa duket dëshiron të rikthehet në marrëdhënie të mira me Shakiran.
“Ai është beqar dhe ka shumë miq”, tha Jordi Martin për Telecinco.
Ai ka treguar se ish-çifti janë drejt një pajtimi, ndonëse përmes avokatëve të tyre.UNICEF AlbaniaRekomanduar nga boost.alJa si të ruani higjienën e mirë personale
Të njëjtit po kërkojnë të arrijnë një konsensus dhe një mirëkuptim të përbashkët për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Dallimi midis të dyve është se ku jetojnë tani, ose ku duan të jetojnë të dy.
Pique dëshiron që Shakira së bashu me fëmijët të qëndrojnë në Barcelonë, ndërsa ylli i muzikës pop dëshiron të largohet për në Miami.
Ditët e fundit ishte raportuar se partnerja e re e Piques kishte takuar edhe fëmijët e tij.
Përveç betejës për kujdestarinë dhe divorcin e mundshëm, Pique po përballet gjithashtu me një hetim për lidhjet e tij me presidentin e Federatës Mbretërore të Futbollit Spanjoll, Luis Rubiales.