Detaje/ Gara me vetura në autostradë, intervenon Policia e Kosovës

Pasditen e sotme, rreth orës 16:00 në autostradën Trudë-Mazgit ishte përgatitur një garë mes disa veturave.
Kështu bëjnë të ditur burimet e Indeksonline. Burimet tona tregojnë se atje menjëherë kanë shkuar zyrtarët policorë me veturë civile për të vëzhguar situatën.
Pasi atje filluan të mblidheshin numër i madh i veturave dhe njerëz të shumtë, në vendngjarje shkoi edhe Njësia për Reagim të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës.
Burimet tutje tregojnë se lidhur me këtë ngjarje janë shqiptuar 40 kundërvajtje, 30 ndaj vozitësve dhe 10 ndaj këmbësorëve./Indeksonline/