Kjo është skuadra e re e Rooneyt si trajner

Ish-superylli anglez Wayne Rooney ka rënë dakord për kushtet e kontratës me DC United për t’u bërë trajner i ri i skuadrës. Në fakt Rooney rikthehet te DC United, skuadër për të cilën kishte luajtur në 2018 dhe 2019.
Rooney ka arritur mbrëmë në Aeroportin Dulles ku u prit nga drejtuesit e skuadrës amerikane. 1 milion dollarë në vit do të përfitoj Rooney te DC United, duke u bërë trajneri më i paguar në historinë e klubit.
Para se të nis punën, Rooney duhet të pajiset me leje pune. Derisa të marrë lejen, e cila zakonisht zgjat dy deri në tre javë, Rooney do të shërbejë si konsulent ekipi, tha një person.
së fundi ish trajner i Derby Countryt në Angli./Indeksonline/