75 Mall Live Search
19:11 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / Gj. Sh

Pas problemve me trajnerin, Kushtrim Gashi pranë transferimit te rivali i Ballkanit

Mesfushori i njohur kosovar, Kushtrim Gashi, është shumë afër kalimit tek Klubi Futbollistik “Prishtina”.

Gashi i cili u largua nga Ballkani pas zënkës me Ilir Dajën para ndeshjes së parë me Zalgiris në kualifikimet e Champions League, tashmë është afër të bëhet me ekip të ri.

GazetaBlic Sport ka mësuar se Kushtrim Gashi tashmë është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i ekipit kryeqytetas, FC Prishtina.

E ardhmja e Kushtrim Gashit pritet të bëhet zyrtare pas pak ditësh.