75 Mall Live Search
22:13 / E Hënë, 11 Korrik 2022 / AR

Lajm i madh: Ed Sheeran dhe Drake, së shpejti në Shqipëri!

Menaxheri i vipave Alesio Aliaj ka qenë sot i ftuar në “Pushime on Top”, teksa mes të tjerave ka folur për një koncert që planifikon në Shqipëri.

Në një intervistë për moderatorin Flori Gjini, menaxheri i njohur ka thënë se ka në plan që të sjellë në Shqipëri Ed Sheeran-in dhe reperin Drake. “Kompania ime ka akses te këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, është shprehur Alesio.

I pyetur nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin nuk do donte të bashkëpunonte, ai është shprehur se ka shumë.