75 Mall Live Search
10:10 / E Martë, 12 Korrik 2022 / C E

Berisha e Milinkovic-Savic, trajneri Juriç ndryshon hierarkinë në portë

Cragno firmosi te Monza, Gollini te Fiorentina, Strakosha në Premier League, Radu te Cremonese dhe Dragowski shumë pranë Espanyolit. Asnjë nga portierët e kërkuar prej trajnerit Ivan Juriç nuk përfundoi te Torino, ndaj kroati do të duhet të bëjë llogaritë sërish me dyshen Etrit Berisha dhe Vanja Milinkovic-Savic. 

Gardiani shqiptar nuk ofron garanci në lojën me këmbë dhe në dalje, ndërsa serbi bën shpesh gafa në portë, sipas Juriç, që kishte kërkuar me ngulm një tjetër portier, megjithatë duket se do të jetë i detyruar të vijojë sërish me ata që kishte në dispozicion edhe sezonin e kaluar.

Ndryshimi i vetëm pritet të jetë në hierarki, pasi median pranë klubit “granata” raportojnë se këtë sezon do të jetë pikërisht Etrit Berisha titullari i portës, edhe për faktin që në ndeshjet e luajtura në fund të sezonit të kaluar, ofroi jo pak garanci mes shtyllave.

Vetëm stoli për serbin Vanja Milinkovic-Savic, që do të duhet të punojë shumë dhe të shpresojë nga një rënie e formës së gardianit kuqezi, për t’u rikthyer edhe njëherë titullar.