75 Mall Live Search
10:26 / E Martë, 12 Korrik 2022 / B O

Artistja e famshme rumune do të jetë në Prishtinë për performancë live

Tenori i famshëm kosovar, Ramë Lahaj ka njoftuar se në kuadër të festivalit RLIOF do të jetë pjesëmarrëse edhe sopranoja e famshme rumune, Angela Gheorghiu.

Ajo ka interpretuar në teatrot më të rëndësishme në të gjithë globin dhe është një nga emrat më të shquar të kësaj industrie.

“Është ngjarje historike për artin dhe kulturën Kosovare të ju prezantojmë sopranon Angela Gheorghiu e cila nga kritika botërore është konsideruar si sopranoja magjepsëse dhe më e talentuar e kohës, këtë vit vjen në kuadër të Festivalit RLIOF si “Special Guest Star” në mbrëmjen finale Gala të Rame Lahaj & Friends. Ajo ka interpretuar në teatrot më të rëndësishme në të gjithë globin. Ka bashkëpunuar po ashtu me artistet më prestigjioz të botes së operës dhe jo vetëm.
Kemi nderin t’ju ftojmë për të shijuar çdo sekondë të kësaj ngjarjeje krejt unike, ku do marrin pjesë edhe artistet e mrekullueshëm dhe miq të ngushtë të festivalit, si: dirigjenti Valerio Galli, baritoni Franco Vassallo, tenori Jean Bernard Thomas, sopranoja ukrainase Anna Bondarenko, ylli jonë për ditë e në rritje Erza Muqolli, kori i fëmijëve Okarina të shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës.
Të gjitha të ardhurat e kësaj mbrëmje do të shkojnë për zbulimin dhe përkrahjen e talenteve të rinj, nëpërmjet Fondacionit Rame Lahaj. Drejtpërdrejtë do mund të kontribuoni në rrugëtimin e shkollimin e një talenti të ri i cili do përzgjidhet nga stafi i festivalit në bashkëpunim me shkollat dhe universitetet e muzikës në vend” shkruan Lahaj në njoftim./Indeksonline/