NASA publikon pamjet e reja të hapësirës së largët

Agjencia e hapësirës, NASA, ka nisur me publikimin e fotografive mahnitëse, të papara deri tash, të një grupi galaktikash që sjell pamjen më të detajuar të universit ndonjëherë.
Fotografitë e reja do të shfaqin detaje të kozmosit deri në agimin e universit të njohur.
Konsiderohet se po sjell epokë revolucionare në zbulimet astronomike.
NASA publikoi më herët fotografinë më të qartë të galaktikave që datojnë mbi 13 miliardë vjet më parë.Gjithçka u realizua nga teleskopi “James Webb”.