75 Mall Live Search
18:53 / E Martë, 12 Korrik 2022 / Gj. Sh

Përfundon pjesa e pare e ndeshjes Zalgiris-Ballkani, ky është rezultati

Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0, pjesa e pare e ndeshje Zalgiris-Ballkani.

Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Champions League, raporton Indeksonline.

Një lojë e barabartë u zhvillua mes dy skuadrave ku nuk munguan edhe rastet për gol.

Për skuadrën kosovare rastin më të mirë e pati sulmuesi Ermal Krasniqi, i cili ishte ballë për ballë me portierin kundërshtar, por gjuajtja e tij përfundoi në këmbët e Gertmonas.

Kujtojmë se ndeshja e pare e zhvilluar në Prishtinë,  ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1./Indeksonline/