75 Mall Live Search
23:02 / E Martë, 12 Korrik 2022 / OSH

Riaktivizohet ujku në Krushë, por kësaj radhe nuk ndalet traktori

Bujqit në Krushë të Madhe të Rahovecit tash e disa ditë po ankohen se gjatë punimit në ara kanë parë disa ujq.

Madje njëri nga ta është hedhur në traktor, por bujkun e ka shpëtuar kabina e traktorit.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në mbrëmjen e së martes, në Krushë të Madhe.

Por bujku sonte nuk ndaloi. Ai vazhdoi rrugën me traktor duke pasur përpara ujkun./IndekOnline/