Moti për nesër dhe pasnesër

Mot stabil gjatë javës në vijim. Të reshura nuk parashihen për momentin. Në aspektin termik fillimisht do të mbajë mot i ngrohtë, e gjatë pjesës së dytë sërish mot i nxehtë shtrihet mbi vendin tonë me temperatura mbi 30C.Cilësia e ajrit gjatë ditëve të ardhshme do të jetë kryesisht me indeks në vlera të mira.
13.07 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.
14.07 – Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë.
15.07 – Nxehtë e kryesisht me diell.Temperaturat minimale zbresin në 10C e 11C, ndërsa maksimalet luhaten ndërmjet 23C e 25C, e ditën e premte rriten edhe deri në 31C.
Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s.Shtypja atmosferike shënon rritje mbi vlera normale, e më pas në rënie të lehtë.